U imitua nga aktori njohur, vëllau i Burimit i nis mesazh produksionit BBVK

U imitua nga aktori njohur, vëllau i Burimit i nis mesazh produksionit BBVK

Rrezart Veleshnja, aktori i cili po merr pjesë në BBVK 3, gjatë ditës ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të një gjesti të tij, i cili u komentua shumë.

Ai ka imituar Burimin, njërin nga banorët e shtëpisë më të njohur të Kosovës, atë të reality Big Brother Vip Kosova.

Lidhur me këtë çështje një mesazh e ka dërguar tek Produksioni edhe vëllai i Burimit.

“Të bësh shaka për xhuxhët apo për këdo tjetër bazuar në një veçori fizike mund të jetë e dëmshme dhe stigmatizuese, gjithçka varet nga konteksti, qëllimi dhe ndjeshmëria e personave të përfshirë. Humori mund të përqojë sterotipe, apo të forcojë paragjykime. Është e rëndësishmë të mërren parasysh ndjenjat dhe dinjiteti i të tjerëve”, shkruhej në mesazh. /Gazeta Enigma

Related Articles