U kërkoi gjyqtarëve ta ndihmojnë Dritën, delegati Arben Zeqiri dënohet me 300 euro nga FFK

U kërkoi gjyqtarëve ta ndihmojnë Dritën, delegati Arben Zeqiri dënohet me 300 euro nga FFK

Arben Zeqiri është dënuar me gjobë prej 300 eurosh nga Komisioni Disiplinor (KD) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Zeqiri, i cili është delegat në Superligën e kadetëve, kishte kërkuar nga gjyqtarët që të ndihmohet skuadra e Dritës, që në javën e 21-të luajti kundër Ulpianës.

Përveç kësaj, është konstatuar edhe se ai ka bërë presion gjatë tërë ndeshjes tek gjyqtarët.

“Delegati Arben Zeqiri në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së kadetëve Drita – Ulpiana, sipas gjyqtarit të ndeshjes, delegati ka kërkuar nga treshja e gjyqtarëve që të ndihmohet skuadra e Dritës, pasi i duhen pikët dhe se gjatë tërë takimit dhe në meslojë ka bërë presion ndaj gjyqtarëve së bashku me trajnerin vendas. Pas përfundimit të ndeshjes delegati ju ka drejtuar gjyqtarit kryesor me fjalët “bërllog e bane, a të thash të kesh kujdes se Dritës i nevojiten pikët”. Bazuar në nenin 42 paragrafi 1 pika B: Dënohet me gjobë në shumë prej 300 euro. Afati  i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FFK-ja.

Related Articles