Më shumë se për suksesin, Imane Khelif është shndërruar në temë diskutimi për shkak të dukjes së saj.
Khelifi, që mori medaljen e artë, u akuzua gjatë Olimpiadës së Parisit se ishte burrë, por ajo ka vetëm nivel të ngritur të testosteroneve.
Siç raportojnë mediat e huaja, pikërisht për shkak të paragjykimeve dhe deklaratave publike, Elon Musk dhe J.K Rowling janë përmendur në një padi ë është dërguar te autoritetet franceze mbi ngacmimet e supozuara kibernetike kundër boksieres algjeriane.
Elon Musk kishte ndarë një postim nga notarja Riley Gaines që pohonte që “burrat nuk përkasin në sportin e grave” ku ishte pajtuar duke thënë “Absolutisht”.
Edhe autorja e librave me Harry Potterin, Rowling, kishte publikuar një fotografi nga meçi, ku e akuzonte Khelifin se ishte burrë që po e shijonte vuajtjen e një gruaje që sapo e kishte goditur në kokë.
Ndërkaq, për Khelif kishte shkruar edhe ish-presidenti amerikan, Donald Trump.
Ai kishte postuar një mesazh me një fotografi nga meçi i Khelifit me Angela Carinin, me mesazhin: “Do t’i mbaj burrat jashtë sporteve të grave”. /Gazeta Enigma.