Në rrjet u përfol shumë përse Partizani përzgjodhi një trajner nga Serbia, por Aleksandar Veselinoviç duket se ka ardhur vetëm për të punuar te Partizani dhe jo me ide të tjera jashtë futbollit.
Trajneri serb, ndikuar edhe nga organika e madhe e futbollistëve “dardanë” te Partizani, në ndeshjen debutuese të tij aktivizoi plot katër lojtarë nga Kosova.
Kundër Teutës në mbrojtje e nisi Bytyçi dhe në sulm e mesfushë Ismaili, Mehmeti dhe Zeka.