Dua Malazogu nga ‘Prishtina Dog Shelter’ thotë se u kthye nga Kanada në Kosovë pas 16 vitesh.
Ajo deklaron se trajtimi i qenve në Kosovë që sipas saj nuk është i mirë dhe dashuria e saj për kafshët ndikuan që të kthehet.
“Kam jetu në Kanadë që 16 vjet dhe jam kthy në Kosovë për me u kujdes për kafshë. Se e kom pa qysh është puna këtu me qenë në rrugë edhe më ka ardhë keq edhe për shoqninë edhe për kafshët që po i shoh”, ka thënë Malazogu.
Ajo ka treguar edhe procedurat se si mund të adoptohen qentë nga organizata ku ajo punon. Shton se çmimi varion nga 150 euro e më lartë, varësisht se a mendohet të adoptohet në Kosovë apo jashtë vendit.
“Kemi njerëz që po vijnë prej diasporës: Gjermanisë e Amerikës kryesisht që vijnë për adoptim. Edhe prej Kosovës tash na u kanë rrit adoptimet…Nëse je t’u adoptu në Kosovë procedura është shumë e shpejt. Mundeni me marrë qënin me zgjedh edhe na i trajtojmë, vaksinojmë, ia bojmë mikroçipin edhe i sterilizojmë, tani i japim për adoptim veç me një çmim të vogël për qënin. Nëse është për jashtë adoptimi, çmimi është më i shtrenjtë”
“Për këtu është 150 euro për të gjitha procedurat. E për jashtë varet ku e merr po çmimi për test është 200 te veterinarët, mandej adoptimi është 150 edhe fluturimi duhet mu pagu”, deklaroi Malazogu.