Tri gratë izraelite që u liruan nga Hamasi “janë në gjendje të qëndrueshme”.
Ato do të monitorohen për disa ditë, ka njoftuar Qendra Mjekësore Sheba në Tel Aviv, njofton BBC-ja, transmeton Gazeta Enigma.
Itai Pessach, zyrtar i spitalit, ka thënë se do të duhen disa ditë për t’ua përcjell gjendjen dhe të përfundohen ekzaminimet e nevojshme.
“Jam i lumtur të raportoj se ato janë në gjendje të mirë. Kjo na lehtëson neve dhe të përqendrohemi në ribashkimin me familjet. Ne do të vazhdojmë t’i monitorojmë…Kjo do të marrë disa ditë kohë derisa të përfundojnë ekzaminimet e nevojshme dhe të trajtojmë gjithçka që ka”, ka thënë ai. /Gazeta Enigma