Novak Djokovic fitoi të dielën trofeun e shtatë të Wimbledon, ndërsa fitoi ndaj australianit Nick Kyrgios, me rezultatin 3-1.
Gjithsesi përveç lojës së bukur dhe plot emocion që dhuruan të dy tenistët , ajo që ra më shumë në sy ishte sjellja e Kyrgios.
Australiani u pa që ishte shpesh herë i nervozuar dhe që shpërthente ndaj publikut. Teksa së fundmi është bërë publike video e momentit në të cilin australiani iu ankua për diçka arbitrit të ndeshjes.
Kyrgios dëgjohet t’i thotë se gjatë momentit kur po bënte shërbimin, një grua në publik e kishte shqetësuar, ndërsa sipas tij ajo dukej sikur kishte pirë 700 pije.
“Ajo është e pirë dhe jashtë logjikës, më flet në mes të ndeshjes. Duket sikur ka pirë 700 pije”-dëgjohet Nick teksa i fliste arbitrit.