Një autobus i Trafikut Urban në Prishtinë është gjobitur, pasi shkeli rregullat duke u përkuar në një hapësirë të rezervuar për personat me nevoja të veçanta.
Prishtina Parking përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se parkimi në këto hapësira nga ata që nuk i takojnë kësaj kategorie, gjithmonë pasohet me gjobë.
“Parkimi në hapësirat e dizajnuara për personat me nevoja të veçanta nga ata që nuk i takojnë kësaj kategorie, gjithmonë pasohet me gjobë. Respektoni shenjat e parkimit në Kryeqytet për të evituar gjobat. Respektoni kategoritë me nevoja të veçanta”, thuhet në njoftim.