Pasi u pensionua nga futbolli sezonin e kaluar, Mario Mandzukic kthehet menjëherë në botën e futbollit. Federata kroate në fakt ka bërë të ditur se ish-sulmuesi do t’i bashkohet menjëherë stafit të trajnerit Zlatko Dalic.
Mandzukic do të vazhdojë kështu historinë e tij me kombëtaren, ndonëse në një tjetër cilësi. Ish-sulmuesi i Juventusit mund të mburret me 89 paraqitje dhe 33 gola me fanellën e Kroacisë.
Mandzukic i kishte thënë lamtumirë futbollit të luajtur pas përvojës së tij në Milano. Te kuqezinjtë shënoi 11 paraqitje me 0 gola dhe mbi të gjitha shumë probleme fizike. Lojtari kishte vendosur kështu të tërhiqej në shtator me një letër prekëse të publikuar në profilet e tij sociale.
Ndërsa Federata e Futbollit të Kroacisë e ka mirëpritur ardhjen e golëshënuesit të spikatur kroat.
“Lojtari i kombëtares së argjendtë Mario Mandzukiç është anëtar i ri i stafit të Zlatko Daliç. Mario, mirë se u ktheve midis të zjarrtëve – besojmë se do të jesh po aq i suksesshëm në rolin e stërvitësit sa edhe në lojë, thuhet në njoftimin zyrtar të reprezentacionit kroat.! ![]()
![]()
Srebrni reprezentativac Mario Mandžukić novi je član stručnog stožera izbornika Zlatka Dalića. Mandžo, dobrodošao natrag…Posted by Hrvatski nogometni savez on E hënë, 22 nëntor 2021
