U përfshi në një plagosje, suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë

U përfshi në një plagosje, suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë

Një zyrtar korrektues, me inicialet Ç.SH, i punësuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, është suspenduar nga ky institucion, pasi dyshohet të jetë përfshirë në një plagosje të një personi tjetër.

Kjo u bë e ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës se një zyrtar korrektues, me inicialet Ç.SH, i punësuar në Qendrën Korrektuese Dubravë, dyshohet të jetë përfshirë në një konflikt ku dyshohet se ka plagosur një person, institucioni ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme. Në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi, zyrtari në fjalë është suspenduar nga detyra deri në përfundim të procedurave përkatëse”, u tha në njoftim.

Related Articles