“U përplas në makinën time”, Deputetja e LDK-së ia përmend deklaratën skandaloze ministres Hajdari

“U përplas në makinën time”, Deputetja e LDK-së ia përmend deklaratën skandaloze ministres Hajdari

Në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për punën dhe përformancën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku ka hedhur akuza të shumta në adresë së ministres Rozeta Hajdari. 

Deputetja e LDK duke e kritikuar ministren Hajdari ia ka përmendur edhe rastin e aksidentimit të një fëmije me veturë.

Bunjaku ka përmendur faktin se Hajdari kishte thënë se fëmija i ishte përplasur për veture.

Në prill të viti 2022, ishte raportuar se një fëmijë i moshës së mitur ka pësuar lëndime trupore, pasi ai është goditur nga vetura e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në rrugën “Vicianum”, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Related Articles