Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensy tha se nuk ka asnjë dyshim se raketa që shkaktoi shpërthimin në Poloni të jetë ukrainase, raporton agjencia e lajmeve Interfax.
Zelensky shtoi se Ukraina “duhet të ketë akses” në vend, ku dy persona vdiqën dhe katër u plagosën.
Komenti i tij vjen pasi Polonia dhe NATO thanë se vendi mund të jetë goditur nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase, duke theksuar se nuk ka “asnjë tregues” se ishte sulm i qëllimshëm.
Megjithatë, kryeministri polak tha se “nuk mund të përjashtojë mundësinë” se sulmi pak kilometra nga kufiri ukrainas të ketë qenë “provokim”, shkruan Sky News.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha: “Ne nuk mund të përjashtojmë mundësinë që bombardimi i infrastrukturës ukrainase pranë kufirit ishte një provokim i qëllimshëm.
Në fillim të shpërthimit mediet perëndimore raportuan se raketa që ra në Poloni ishin ruse, ndërsa sot shefi i NATO-s, Jens Stoletenberg tha se raketa që kishte rënë në Poloni i përkiste Ukrainës dhe theksoi se Aleanca nuk ka indikacione se Rusia synon të sulmojë NATO-n.