Sulmuesi nga Kosova i Rubin Kazanit, Mirlind Daku ka diskutuar për tema nga më të ndryshmet, duke filluar që nga refuzimi prej Dritës dhe Gjilanit.
“Ajo periudhë ka qenë më e rënda e imja”, ka filluar rrëfimin Daku në podcastin “Arena e Yjeve”.
“Jam refuzuar nga të dyja klubet e qytetit (Drita dhe Gjilani). Erdhi një moment që duhej të vendossha, sepse isha 18-vjeçar”.
“Isha mes dy rrugëve, ose të vazhdoja të ndjeksha ëndrrën e futbollistit ose të gjeja një punë tjetër për të mbijetuar”, ka rrëfyer mes tjerash Daku.