Katër persona janë arrestuar në Deçan, pasi u rrahën mes veti, pas një aksidenti trafiku.
Ata kanë pranuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje
“Deçan 01.08.2023 – 15:40. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një zënke rreth një aksidenti në trafik janë përfshirë në rrahje dhe si pasojë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.