Benet Beci, kryetari i ri Bashkisë Shkodër ka dalë në një deklaratë për mediat pas fitores historike në një bastion të djathtë.
Beci u shpreh i emocionuar për fitoren në Shkodër dhe tha se do të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallim ngjyre politike.
“Akoma nuk më kanë dalë emocionet e këtyre dy ditëve të jashtëzakonshme. Qytetarët e Shkodrës folën, Shkodra vendosi të jetë pro zhvillimit, pro ndryshimit. Është një kënaqësi e madhe pas një muaji fushate ose pak më shumë, ku ne folëm për projektet, diskutuam me të gjithë se si të bëhej një Shkodër më e mirë, qytetarët e Shkodrës na besuan. Ata na besuan dhe të të japin një besim të madh është në detyrim i jashtëzakonshëm”, u shpreh Beci.