Një 67-vjeçar humbi jetën pasi u rrëzuar nga biçikleta në Kamëz të Shqipërisë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleks Buda”, ku dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta shtetasi S. Ç., 67 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë, ka humbur jetën, shkruan Oranews.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.