U rrëzua nga kulmi i ndërtesës, vdes punëtori në Prizren

U rrëzua nga kulmi i ndërtesës, vdes punëtori në Prizren

Një burrë 40-vjeç nga Drenasi ka humbur jetën sot në Prizren, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 30 korrik 2025, rreth orës 12:45, kur viktima, i identifikuar si N.XH., ka rënë nga kulmi i një ndërtese gjatë kryerjes së punimeve, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se viktima është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku mjekët kanë konfirmuar vdekjen e tij si pasojë e plagëve të marra.

“Lidhur me rastin, janë njoftuar hetuesit kujdestarë dhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprën ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’,” thuhet në konfirmimin e Policisë.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë eventuale ligjore.

Related Articles