U rrokullis me traktor, dërgohet në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda

U rrokullis me traktor, dërgohet në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda

Një person nga Fshati Brainë të Podujevës është rrokullisur me traktor dhe pas lëndimeve të marra është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi i kanë ofruar tretman mjekësor

Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se ishte rrokullisur me traktor. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi i kanë ofruar tretman mjekësor, të njëjtin për shkak të lëndimeve të rënda e kanë dërguar në QKUK për tretman të mëtejshëm mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftim.

Related Articles