Biznesmeni serb u sanksionua nga SHBA bashkë me biznesin e tij. Ndërkohë që pretendon s’e ky veprim u bë pa arsye. Redula Steviq thotë se nuk e kupton pse u sanksionua, kur Veselinoviqin, siç thotë ai, s’e ka parë që 20 vjet. Megjithatë, bezdismëni thotë se sanksionet amerikane nuk e dëmtojnë fare atë në rrafshin biznesor.
SHBA e lidhi me “grupin e krimit të organizuar” të Zvonko Veselinoviqit, por Redula Steviq, thotë se nuk e kupton pse i janë vendosur sanksione. Steviq pretendon se kompania e tij dhe vetë ai funksionojnë legalisht.
“Çdo gjë që kam bërë, kam bërë dhe qëndroj pas çdo pune. Unë kam një kompani të regjistruar në sistemin e Kosovës, paguaj taksat rregullisht, jam korrekt dhe qind për qind i pastër,” vazhdoi Steviq.
Përveç që thotë se s’e kupton pse SHBA e sanksionoi, Steviq pretendon se Veselinoviqin s’e ka parë prej 20 vjetësh.
“Ata mund të thonë çfarë të duan, unë nuk e kam parë Zvonko Veselinoviqin për 20 vjet dhe nuk kam pasur asnjë pikë kontakti me të, kështu që këto janë vërtet histori të çmendura”, shtoi Steviq.
Steviq zotëron një kompani ndërtimi dhe është fitues i shpeshtë i tenderëve në veri të Kosovës.
“Të gjithë e dinë se kush jam dhe çfarë jam, si punoj. Unë qëndroj pas çdo projekti tim. Duke qenë se të gjithë e dinë se kush jam dhe çfarë jam, mendoj se ky vendim nuk do ta bëjë më të vështirë biznesin tim”, tha Stevic.
Në mesin e këtyre personave të sanksionuar nga SHBA, përveç Steviqit, është edhe një biznesmen nga Zveçani, Sinisha Nedeljkoviq, si dhe Zvonko Veselinoviq, vëllai i tij – Zarko, Milan Radoiçiq, por edhe ish-zyrtari i lartë i Policisë së Kosovës, Zheljko Bojiq e të tjerë.
Po ashtu, krahas emrave të tyre, gjendet edhe një listë prej 24 kompanish me të cilat janë të lidhura dhe të cilat, me përjashtim të dy, janë të regjistruara përkatësisht në sistemin serb dhe atë kosovar. Dy të tjerët janë të regjistruar në Bullgari e Kroaci dhe janë të lidhur me Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiciq./Gazeta Enigma/