Ditët e fundit Parashqevi Smaku është shndërruar në përsonazhin më të komentuar të momentit.
Kjo për shkak të gjendjes së saj jo të mirë me të cilën artisja po jetonte tash e disa kohë.
Mirëpo, tani për këngëtaren po kujdeset biznesmeni Elton Ilirjani.
Ilirjani ka bërë publike një llogari bankare të “Go Fund Me”, ku dashamirët e saj mund të kontribuojnë me të holla që t’i vijnë në ndihmë këngëtares që dikur ishte ikonë e muzikës shqiptare.
“Ky “GoFundMe” është hapur me qëllim mbledhjen e fondeve, të cilat do të shkojnë për përkujdesjen shëndetësore të këngëtares për t’i rikthyer asaj admirimin që kombi ka ndaj saj”, ka shkruar Elton Ilirjani në përshkrimin e kësaj fushate. /Gazeta Enigma
https://www.gofundme.com/f/parashqevi-simaku-nolfe
U shfaq në gjendje jo të mirë, hapet “Go Found Me” për Parashqevi Simakun
