Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se këtë të shtune, bashkë me policinë kanë marrë pjesë në një operacion kërkimi.
Kjo ka nodhur menjëherë pasi janë njoftuar për humbjen e një personi nga fshati Veriq i Istogut.
Sipas një njoftimi huhet se pas një kërkimi intensiv dhe të organizuar mirë, personi i humbur është gjetur afër fushës së futbollit nga ana e Policisë së Kosovës.
“Operacioni ka përfunduar me sukses dhe falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë dhe kontribuuan në këtë aksion”, thuhet në kumtesen e ShKKSh-së. /Gazeta Enigma
U shpall i humbur, ShKKSh-ja dhe policia gjejnë istogasin
