Rreth tre milionë euro harxhuan kosovarët për fishekzjarrë e dekorime për Vitin e Ri.
Gjashtë herë më shumë shpenzuan në ushqime për këtë festë. Këto dhe shpenzimet e tjera u kryen kryesisht nga 25-31 dhjetor.
Në hulumtimin e UBO consulting, tregohet edhe shifra milionëshe e shpenzimeve të kosovarëve për fundvit. Për ekspertin e ekonomisë, harxhimi i këtyre milionave nga qytetarëve nuk është pa rrezik.
Ai shton se pasojat e shpenzimeve për fundvit do të jenë të mëdha për qytetarët. Por çfarë mendojnë qytetarët për paratë e shpenzuara për vitin e ri./Gazeta Enigma/