Njëra nga tri dhomat e dedikuara për kontrolle ortopedike në ambulancën specialistike në QKUK, të premten, nuk filloi punën më kohë.
Tek ordinanca numër dhjetë, ortopedi e nisi punën dy orë me vonesë, pra në orën dhjetë e pesë minuta, ani se do të duhej të fillonte nga ora tetë e mëngjesit.
Ndaj edhe pritjet e pacientëve të cilët erdhën për ekzaminim i patën të gjata, ku si shkak i kësaj disa nga ta bën edhe ankesë në drejtorinë e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Veçse, sipas drejtuesit të Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica, kjo ka ndodhë për shkak se ortopedi ka qenë duke e kryer një intervenim urgjent, dhe pas përfundimit të operacionit, punën e ka vazhduar tek ambulancat specialsitike.
Drejtori Jashanica, shton se për shkak të pushimeve dhe shfrytëzimit edhe të atyre të grumbulluara për dy vjetët përgjatë pandemisë, nuk po arrijnë të bëjnë ri-organizim më të mirë.
Ndërkaq, për fluksin e madh, thotë se nivelet tjera shëndetësorë nuk po e kryejnë punën siç duhet, duke referuar pacientë për trajtime që mund ti kryejnë edhe vet.