“Ua hoqa maskat dhe qebën” – Haradinaj komenton deklaratat e Donika Gërvallës

“Ua hoqa maskat dhe qebën” – Haradinaj komenton deklaratat e Donika Gërvallës

Kandidati për kryeministër të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar deklarimet e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Schwartz, raporton Gazeta “Enigma”.

“Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së pastaj gradën e dytë e kam nga NATO”, është kundërpërgjigjur Haradinaj.

Tutje, kreu i AAK-së ka thënë se Gërvalla i ka bërë këto deklarime për disa arsye, të cilat sipas tij, lidhen me heqjen e maskës së kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.

“Unë jau kam hjek maskën domëthënë ia kam hjek maskën shefit të saj, Albinit. Ia kam pasë borxh atedhut me ia hjek maskën, po ia kam hjek edhe qeben edhe e kam shplu prej qebes”, ka thënë ai në një debat televiziv.

Në komunikatën për media thuhet se Haradinaj ka thënë se kritikat e Gërvallës nuk i lënë përshtypje, por ka theksuar se ministrja do të duhej të fliste më shumë për rezultatet në mandatin e saj katërvjeçar.

“Për mu nuk çon peshë kurgjo. Le të na tregon se cilin rezultat e ka? A i ka sjellë ndonjë njohje këtij vendi?”, ka pyetur ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles