“UÇK-UÇK”, “O Hashim ti ku je krejt Kosovën këtu e ke”

“UÇK-UÇK”, “O Hashim ti ku je krejt Kosovën këtu e ke”

Protesta kundër padrejtësive të pretenduara nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur në sheshet e Prishtinës.

Qytetarë nga mbarë vendi janë mbledhur në kryeqytet për të shprehur përkrahjen e tyre ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, duke krijuar një atmosferë të mbushur me emocion dhe solidaritet.

Protesta, e cila ka filluar nga ora 17:00, po shoqërohet me brohoritje të fuqishme nga masa, të cilët thërrasin “UÇK-UÇK”, si shenjë krenarie dhe qëndrese.

Në duart e protestuesve shihen flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe përkrahëse për figurat e gjykuara në Hagë, duke e kthyer këtë tubim në një manifestim të thellë simbolik dhe qytetar.

Related Articles