Udhëheqësi i opozitës izraelite Yair Lapid, i ka bërë thirrje krryeministrit izraelit Benjamin Netanyahut që të pranojë marrëveshjen e armëpushimit, të vendosur nga ShBA mbrëmë.
“Qeveria izraelite nuk mund të injorojë fjalimin domethënës të presidentit Biden. Ka një marrëveshje në tavolinë dhe duhet bërë ” shkroi ai në X.
Ai sugjeroi gjithashtu se do të ndihmonte për të mbështetur qeverinë nëse Netanyahu përballet me kundërshtimin e politikanëve të ekstremit të djathtë.
“I kujtojmë Netanyahut se ai ka një rrjet sigurie nga ne për marrëveshjen e pengjeve nëse Ben Gabir dhe Smotrich largohen nga qeveria”, tha Lapid, raporton Sky News