Alexei Navalny, udhëheqësi i opozitës ruse, është dënuar me 19 vjet të tjera burg, në një gjyq në një koloni të largët penale.
Navalny u shpall fajtor nën akuzat për themelimin dhe financimin e një organizate dhe aktivitetesh ekstremiste. Ai i mohon akuzat, transmeton Telegrafi.
Ky është dënimi i tretë i Navalnyt, dhe më i gjati i tij deri më tani.
Ai tashmë po vuan dënimin për shkelje të lirimit me kusht, mashtrim dhe shpërfillje të gjykatës. Akuzat shihen gjerësisht si të motivuara politikisht.
Që kur u burgos në vitin 2021, ai është mbajtur në një koloni të largët penale.