Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, dënohet me 19 vjet të tjera burg

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, dënohet me 19 vjet të tjera burg

Alexei Navalny, udhëheqësi i opozitës ruse, është dënuar me 19 vjet të tjera burg, në një gjyq në një koloni të largët penale.

Navalny u shpall fajtor nën akuzat për themelimin dhe financimin e një organizate dhe aktivitetesh ekstremiste. Ai i mohon akuzat, transmeton Telegrafi.

Ky është dënimi i tretë i Navalnyt, dhe më i gjati i tij deri më tani.

Ai tashmë po vuan dënimin për shkelje të lirimit me kusht, mashtrim dhe shpërfillje të gjykatës. Akuzat shihen gjerësisht si të motivuara politikisht.

Që kur u burgos në vitin 2021, ai është mbajtur në një koloni të largët penale.

Related Articles