Udhëheqësit e NATO-s, Putinit: Ju s’do të fitoni

Udhëheqësit e NATO-s, Putinit: Ju s’do të fitoni

Në Madrid, disa nga liderët botërorë që marrin pjesë në një samit të NATO-s kanë folur për luftën dhe synimin e Perëndimit për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës.



Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, mikpritës i samitit, thotë se Rusia do të identifikohet si “kërcënimi kryesor” i aleancës ushtarake në konceptin e saj të ri strategjik, në krahasim me një partner strategjik më parë.

“Ne po i dërgojmë një mesazh të fortë Putinit”, shtoi ai, “Ju nuk do të fitoni”.

Ndërkohë, Olaf Scholz, kancelari gjerman, thotë se NATO do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

“Është mirë që vendet e mbledhura këtu, dhe shumë të tjerë gjithashtu të japin kontributet e tyre në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet, duke ofruar mjete financiare, ndihmë humanitare, por edhe duke siguruar armët që u duhen urgjentisht Ukrainës”, tha ai.

Related Articles