Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas udhëtimit të kryeministrit Kurti në Austri, derisa në Kosovë është situata e tillë në veri.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti ka shkuar atje për një takim të partive rajonale, simotra me VV-në.
“Kryeministri ka udhëtuar në Vienë sot, për një takim të partive rajonale, simotra me VV-në. Kaq”, ka shkruar ajo.