Udhëtimi i pabesueshëm nëpër Atlantik, letra në shishe që u dërgua në vitin 2018 bashkoi dy adoleshentë

Udhëtimi i pabesueshëm nëpër Atlantik, letra në shishe që u dërgua në vitin 2018 bashkoi dy adoleshentë

Një letër në shishe ka “afruar” dy adoleshentë nga anët e kundërta të Oqeanit Atlantik, tre vite pasi ajo ishte dërguar në një udhëtim tejet të gjatë.

Sean Smith, 16-vjeç, kishte dërguar letrën derisa ishte në pushime verore në Road Island gjatë vitit 2018, transmeton Telegrafi.

“Është dita e falënderimeve. I kam 13 vjet dhe jam në një vizitë te familja në Road Island. Jam nga Vermonti – nëse e gjeni letrën ju lutem më shkruani në [email protected]”, kishte shkruar i riu.

Tre vite më vonë, ajo është gjetur 4820 kilometra larg vendit ku ishte hedhur. Christian Santos, 17-vjeç, e gjeti shishen në Azore, arkipelagun portugez në Atlantik.

Gjatë një interviste dhënë për Boston Glow, ky i ri ka thënë se shishen e gjeti derisa po peshkonte me një kushëri në ujërat e cekëta të Oqeanit.

“E nxora dhe brenda saj gjeta një letër me një mesazh në të. Mendova se do të jetë më interesant nëse ia dërgojë nënës që ta shoh”, ka thënë Christian.

E ëma e tij Molly Santos, ka thënë se letra ishte dërguar nga periferia e Massachussets, ku ai është lindur para se me familja të zhvendosej në ishullin Azore.

Pasi që u interesonte se kush ishte autori i letrës, Christian dhe e ëma e tij i dërguan një letër në postën elektronike, dhe kaluan disa ditë duke mos marrë kurrfarë përgjigje, pasi që Sean kishte harruar krejt për shishen me porosi dhe nuk e kishte kontrolluar postën elektronike.

Mesazhi nga ishulli Azore erdhi më në fund nga Sean, kur e ëma e Christian javën e kaluar e shpërndau një fotografi të mesazhit në rrjetet sociale – duke nxitur interesim të madh.

Sean ka vendosur të ruaj kontakte me mikun e tij të ri.

“Mendoj që do të provojmë të mbesim në kontakt. Situata është e pazakontë”, ka shtuar Sean. 

Related Articles