“Udhëtimi i Putinit në Hungari për t’u takuar me Trumpin nuk është lajm i mirë”

“Udhëtimi i Putinit në Hungari për t’u takuar me Trumpin nuk është lajm i mirë”

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë të hënën se “nuk është mirë” që presidenti rus, Vladimir Putin mund të udhëtojë në Hungari, anëtaren e BE-së, për bisedime mbi Ukrainën.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë të enjten se së shpejti do të takohet me Putinin në Budapest, raporton Reuters.

Kallas u ka thënë gazetarëve përpara një takimi të ministrave të Jashtëm evropianë në Luksemburg se përpjekjet e Trumpit për të sjellë paqe janë të mirëseardhura, por se është gjithashtu e rëndësishme që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të takohet me udhëheqësin rus.

“Amerika ka shumë forcë për të ushtruar presion mbi Rusinë që të ulet në tryezën e negociatave, nëse e përdorin këtë, atëherë, sigurisht, kjo është mirë nëse Rusia e ndal këtë luftë”, ka thënë Kallas.

Putini përballet me një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, nga e cila Hungaria është në proces të largimit.

“Lidhur me Budapestin, jo, nuk është mirë… të shohësh që në të vërtetë një person i vënë në urdhër arresti nga GJPN-ja po vjen në një vend evropian”, ka thënë Kallas, duke shtuar se “pyetja është nëse ka ndonjë rezultat”.

Ministri i Jashtëm lituanez, Kestutis Budrys, ka thënë se nuk ka vend për Putinin në asnjë kryeqytet evropian.

“Vendi i vetëm për Putinin në Evropë është në Hagë, përpara gjykatës, jo në asnjë nga kryeqytetet tona”, ka thënë ai përpara takimit të ministrave.

Related Articles