Këshilltari kryesor amerikan në Shtëpinë e Bardhë për shëndetësisë, Anthony Fauci, ka njoftuar se udhëzimet për mbajtjen e maskave do të ndryshohen së shpejti.
Si mysafir në ABC News, Fauci, kur u pyet nëse është koha për të filluar lehtësimin e kësaj mase, u përgjigj pozitivisht, raporton CNN.
“Unë mendoj se me siguri do ta shihni këtë lehtësim ndërsa shkojmë më tej dhe sa më shumë njerëz vaksinohen”, tha Fauci.
Ai tutje njoftoi se Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) do të azhurnojë udhëzimet e saj sepse gjithnjë e më shumë amerikanë po vaksinohen.