Institucioni më i lartë i futbollist në Evropë e ka dënuar rëndë Klubin Futbollistik “Llapi”, raporton Gazeta “Enigma”.
Klubi llapjan është dënuar me 50 mijë euro për racizëm dhe për hedhjen e objekteve në fushën e lojës në duelin kthyes të Ligës së Konferencës ndaj ekipit malazez, Buduqnost.
Për arsyet e mësipërme Llapi detyrohet që dy ndeshjet e ardhshme evropiane t’i luaj me dyer të mbyllura dhe të shpalos në to banerë me mbishkrimin “NoToRacism” dhe logon e UEFA.
8 mijë euro të tjera dënim për bllokimim e rrugëve të kalimit afër stadiumit.
Kujtojmë që kjo ndeshje kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.