UEFA ka konfirmuar se më vonë do të dalë me një vendim final për ndeshjen e pezulluar mes Përfaqësueses së Danimarkës dhe asaj të Finlandës.
Ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës është pezulluar disa minuta për përfunduar pjesa e parë.
Ky pezullim erdhi për shkak se kapiteni i danezëve, Christian Eriksen u rrezua në tokë pa ndjenja.
Eriksen thuhet se përjetoi një sulm në zemër dhe situata e tij ishte shumë e paqëndrueshme, me stafet mjekësore të dy ekipeve që mundoheshin ta këndellnin.
Pas disa minutave ankthi, Eriksen u dërgua me barelë jashtë fushe në drejtim të spitalit më të afërt dhe situata e tij thuhet se është stabilizuar tashmë.
UEFA ka konfirmuar këtë, teksa ka shtuar se po mban takim me të dyja kombëtaret rreth vendimit për ndeshjen e pezulluar.
“Pas urgjencës mjekësore që përfshiu lojtarin e Danimarkës, Christian Eriksen, një takim urgjence ka ndodhur me të dy ekipet dhe zyrtarët e ndeshjes dhe informacionet e mëtejshme do të komunikohen në ora 20:45”.
“Lojtari është transferuar në spital dhe është stabilizuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të UEFA-s. /Gazeta Enigma/