UEFA ka dalë me njoftim të ri rreth 12 klubeve që tentuan të krijonin Superligën Evropiane.
Shtëpia e futbollit evropian në bashkëpunim me tifozët e klubeve përkatëse ia arritën të ndalnin një projekt që parashikohej se do të shkatërronte futbollit.
Të mërkurën e kësaj jave u larguan shumica e klubeve, derisa kanë mbetur vetëm Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi.
UEFA ka mbajtur mbledhje në mëngjesin e së premtes, dhe nga aty sipas asaj që raporton AS, është marrë vendimi që të mos ndëshkohen 12 klubet.
Mirëpo, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka bërë të ditur se nëse Los Blancos, Blaugranasit dhe Zonja e Vjetër, nuk tërhiqen, atëherë do të ketë sanksione për to.
Ndryshme, të tre klubet nuk do të mund të luajnë në Ligën e Kampionëve, por as edhe në garat tjera.