UEFA e ka kërkuar një raport të pavarur mbi ngjarjet e pahijshme para nisjes së finales së Ligës së Kampionëve në Paris.
Ndeshja midis Liverpoolit dhe Real Madridit qe shtyrë për gjysmë ore pasi që kishte pasur tifozë britanikë me bileta false dhe të tillë që donin të futeshin në stadium pa bileta.
Kjo kishte bërë që të mbeteshin jashtë edhe mbi dy mijë tifozë që në fakt i kishin pasur biletat për ta parë lojën.
“Rishikimi gjithëpërfshirës do ta ekzaminojë vendimmarrjen, përgjegjësinë dhe sjelljet e të gjitha entitete të përfshira në finale”, thuhet në deklaratën e UEFA-së.
“Raporti do të bëhet nga doktor Tiago Brandao Rodrigues nga Portugalia, e që do të çojë në prodhimin e këtij rishqyrtimi”.