Presidenti i UEFA-së, Alexander Ceferin në një konferencë për media ka deklaruar se ata lojtar të cilët i bashkëngjiten kompeticionit i cili po tentohet të krijohet që në publik është lansuar si ide “Superliga Evropiane” do të ndëshkohen dhe nuk do të kenë mundësi që të luajnë në Kupën e Botës dhe në Euro. “Lojtarët që do të luajnë në Superligë do të ndalohen të luajnë në Kupën e Botës dhe Euro. Ata nuk do të lejohen të luajnë për ekipet e tyre kombëtare” ka thënë ai.
Disa nga klubet e mëdha të Premier League, Serie A dhe La Liga, kanë vendosur të i bashkëngjiten iniciativës për krijimin e Superligës së Evropës. Deri më tani 12 skuadra nga Anglia, Spanja dhe Italia e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë superligë.