Uellsi dhe Zvicra kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian.
Ndeshja e zhvilluar në Baku u mbyll pa fitues, ndonëse Zvicra pati dominimin dhe rastet.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola edhe pse rastet nuk munguan nga të dy anët.
Me të filluar pjesa e dytë, Zvicra arriti të kalojë në epërsi. Ishte Embolo i cili shënoi në minutën e 49-të të ndeshjes pas asistimit të Xherdan Shaqirit.
Në minutën e 74-të, Moore barazoi për Uellsin me një gol të bukur me kokë pas krosimit të Morrell.
Më pas ndeshja u bë tejet interesante, me të dy ekipet që donin pikët e plota.
Në të 85-tën Zvicra shënoi përmes Gavranovic, por goli iu anulua pas konsultimit të VAR-it.
Më pas, Zvicra sulmoi vazhdimisht me disa gjysmëraste, por në fund rezultati mbeti i pandryshuar.
Kështu, Zvicra dhe Uellsi marrin nga një pikë, dy më pak se Italia dhe një më shumë se Turqia që gjendet e fundit./Gazeta Enigma/