Ujësjellësi i Mitrovicës apelon qytetarët të mos e përdorin ujin për pije – ka nisur trajtimi në Impiantin në Shipol

Ujësjellësi i Mitrovicës apelon qytetarët të mos e përdorin ujin për pije – ka nisur trajtimi në Impiantin në Shipol

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, së fundmi ka njoftuar se kanë nisur me trajtimin e ujit të pijes në Impiantin e Ujit në Shipol.

Sipas një kumtese të kompanisë, bëhet e ditur se momentalisht është duke u punuar me kapacitet të reduktuar.

“Lusim konsumatorët që deri në njoftimin tonë të radhës ujin ta përdorin vetëm për nevoja higjenike dhe jo për pije”.

Gjatë ditës, ujësjellësi i Mitrovicës njoftoi se mungesa e ujit të pijes ka ardhur si pasojë e punimeve të zhvilluara në kanalin e Ibër Lepencit që u sulmua të premten. /Gazeta Enigma

Related Articles