Kompania Rajonale Ujesjellesi “Mitrovica” ka njoftuar se gjatë ditës do të punohet në servisimin e pompës kryesore në stacionin e pompave në Shipol të Skenderajt, ku mund të ketë ndërprerje të përkohëshme të furnizimit me ujë të pijes, raporton Gazeta Enigma.
KRU “Mitrovica” ka kërkuar nga konsumatorët që ujin e pijes ta përdorin më racionalisht dhe vetëm për qëllimin për të cilin është i destinuar.
“Sot gjatë ditës do të punohet në servisimin e pompës kryesore në stacionin e pompave të Skenderajt në Shipol, prandaj gjatë ditës mund të ketë ndërprerje të përkohëshme të furnizimit me ujë të pijes. Njëkohësisht, kërkojmë nga ju konsumatorë të nderuar që ujin e pijes ta përdorni sa më racionalisht dhe vetëm për qëllimin për të cilin është i destinuar – pra për pije, zierje, pastrim etj., dhe jo për ujitje të kopshteve, larje të rrugëve, trotoareve, automjeteve etj”, thuhet në njoftim