Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se ka zbuluar sot dhjetë kyçje ilegale në rrugën “Dajti” në Veternik.
Ujësjellësi u ankua se për këto kyçje ilegale rrezikohet furnizimi me ujë.
“Sapo u shkyç nga shërbimet e furnizimit me ujë një Autosaloon në Veternik. Sapo u shkyç nga shërbimet e ujit lagjja Ana, në Veternik. Vazhdojmë me zbulimin e kyçjeve tjera ilegale në lagjen Veternik”, thuhet në njoftim.
“Ja pse rrezikohet furnizimi me ujë, nga keqpërdoruesit që ujin që është më së liri, e shfrytëzojnë ilegalisht, aq më tepër një lagje ku, jo çdokush mund të blejë shtëpi”.