Uji i papijshëm në Mitrovicë, Peci vendos cisterna në qendër të qytetit për të furnizuar qytetarët

Uji i papijshëm në Mitrovicë, Peci vendos cisterna në qendër të qytetit për të furnizuar qytetarët

Furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Mitrovicës vazhdon të mbetet i ndërprerë, për shkak të nivelit të lartë të turbullshmërisë në kanalin Ibër–Lepenc, i cili tejkalon kufijtë e lejuar për trajtim të sigurt të ujit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka bërë të ditur se, për shkak të këtyre parametrave të papërshtatshëm, impiantet për trajtimin e ujit të pijes nuk janë në gjendje të operojnë normalisht, duke e bërë të pamundur rikthimin e furnizimit të rregullt në këtë fazë.

Në ndërkohë, për të lehtësuar situatën dhe për të siguruar ujë për nevojat bazike të qytetarëve, kryetari i Komunës, Faton Peci ka njoftuar se janë vendosur cisterna (autobotë) me ujë në disa pika kyçe të qytetit.

“Së bashku me institucionet përkatëse kemi vënë në dispozicion autobotë me ujë (cisterna) në qendër të qytetit, në sheshin Mehe Uka, si dhe në rrugën Ali Zeneli. Të gjithë ata që kanë nevojë, janë të mirëpritur të vijnë për furnizim,” thuhet në deklarimin drejtuar qytetarëve.

Related Articles