Një ngjarje e frikshme ka ndodhur brenda një trageti në lumin Elba.
Stuhia e madhe që ka kapluar zonën e Hamburgut, ka bërë që uji të thyejë xhamat dhe futet brenda.
Ky moment është kapur nga kamerat.
Era me shpejtësi deri në 151 km/h shkaktoi probleme në udhëtimet detare në të gjithë veriun e Gjermanisë.
Nga pamjet e xhiruara brenda kësaj anije shihen njerëzit e tmerruar që largohen me vrap.
Pasi uji u futet në kabinë, udhëtarët shihen fillimisht të hutuar, por pasi kuptojnë çfarë po ndodh nisin të largohen.
Me këtë rast autoritetet kanë ndaluar lundrimin e anijeve të mëdha.
Një zëdhënës i kompanisë që operon tragetin tha se nuk pati viktima apo të lënduar nga ky incident./Gazeta Enigma/