Opinionistja Elena Uka në një deklaratë për media ka folur ndaj mënyrës se si Lëvizja Vetëvendosje e ka trajtuar operacionin e kërkimit nga FSK-ja, për trupin e 33-vjeçarit që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Uka ka theksuar se nëse ajo do të ishte familjare e viktimës, do ta padiste Qeverinë në detyrë për fushatën që e quajti të papërshtatshme.
“Unë, po të isha familjare e atij të ndjerit, seriozisht do ta padisja Qeverinë në detyrë. Sepse këta kanë bërë fushatë, kanë bërë nxitje për një lokacion që nuk është i paraparë me kërcime në atë portë”, tha Uka “Kosova Today”.