Ukë Rugova i del në përkrahje Abdixhikut: LDK-ja u rrit për 6 përqind

Ukë Rugova i del në përkrahje Abdixhikut: LDK-ja u rrit për 6 përqind

Debati i fundit paszgjedhor brenda LDK-së, me Avdullah Hotin e Agim Veliun si kryeprotagonist, ka ngjallur mjaft reagime në vend, pasi këta të dy po kërkojnë ndryshime në lidershipin e partisë pas rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Por, në një prononcim për Insajderin, Ukë Rugova, djali i Presidentit historik Ibrahim Rugova, ka thënë se Abdixhiku gëzon përkrahjen e plotë të familjes Rugova.

“Përkrahim fuqishëm kryetarin Abdixhiku dhe përgëzojmë për rezultatin që ka arritë në zgjedhjet e fundit ku LDK-ja ka pësuar ngritje prej më shumë se 6% dhe ka përkrahjen e plotë të familjes sonë”.

“LDK është një parti e hapur ku debati e dialogu gjithmonë ka qenë i hapur edhe duhet me pas parasysh atë që presidenti Rugova gjithmonë e përmendte që të kemi unitet funksional dhe besoj që LDK do të vazhdojë rrugën e fuqizimit të mëtutjeshëm…”, – ka thënë ai.

Related Articles