Ukraina ka lëshuar një vlerësim tjetër për numrin e trupave ruse që beson se janë vrarë që nga fillimi i luftës.
Që nga e hëna, Kievi thotë se rreth 60 mijë 430 ushtarë rusë kanë vdekur, shkruan Sky News.
Për më tepër, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raporton se janë shkatërruar 2 mijë e 380 tanke ruse, 4 mijë e 991 automjete të blinduara dhe 265 avionë.
Ndryshe, Ukraina jep rregullisht vlerësime shumë më të larta për humbjet sesa vetë Rusia dhe agjencitë perëndimore.