Ukraina bombardon urën që lidh Rusinë me Krimenë

Ukraina bombardon urën që lidh Rusinë me Krimenë

Ukraina ka njoftuar se ka sulmuar me eksplozivë të vendosur nën ujë urën që lidh Rusinë me Krimenë.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainë ka bërë të ditur se agjentët ukrainas kishin minuar këmbët e urës rrugore dhe hekurudhore të Krimesë, e njohur edhe si Ura e Kerçit,

Sipas njoftimit të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, në këtë sulm ishin përdorur 1 mijë e 100 kilogramë eksplozivë, që sipas tyre, kanë dëmtuar rëndë këmbët e urës, shkruan CNN.

Trafiku mbi urë është pezulluar herët në mëngjesin e së martës, e pastaj sërish pasdite, teksa shkalla e dëmtimit nuk ishte menjëherë e qartë.

Kujtojmë se të dielën, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ndërmori një sulm të guximshëm me dronë ndaj flotës së bombarduesve bërthamorë të Moskës, të vendosur në pista ajrore të ndryshme në Rusi, mijëra kilometra larg Ukrainës.

Related Articles