Ukraina dhe Rusia kanë filluar sot një raund tjetër të bisedimeve, derisa luftimet mes dy popujve po vazhdojnë edhe në ditën e 26-të të pushtimit rus në Ukrainë.
Negociatorët mbajtën një takim 90-minutësh, e grupet punuese po vazhdojnë takimet e tyre në baza ditore.
“Sot jemi duke punuar gjatë tërë ditës”, tha David Arakhamia, pjesë e delegacionit ukrainas.
Këto dy vende janë futur në raundin e ri të bisedimeve, dhe së fundmi kanë filluar të praktikojnë takimet përmes video-linqeve.
Megjithatë, deri më tani ka pasur marrëveshje për armëpushim, por këto armëpushime janë shkelur gjithmonë nga ushtria ruse.