Ukraina drejt kolapsit, Kharkiv vendoset nën shënjestrën ruse

Ukraina drejt kolapsit, Kharkiv vendoset nën shënjestrën ruse

Forcat e Ukrainës kanë braktisur disa pozicione në rajonin verior të Kharkivit për shkak të sulmit të rëndë rus. Media ndërkombëtare bëjnë me dije se disa nga zonat e populluara të rajonit të Kharkivit kanë rënë nën kontrollin e forcave ruse, duke e çuar Ukrainën drejt kolapsit.

Forcat e Moskës kanë bërë të ditur se kanë marrë pesë fshatra në verilindje të Ukrainës, citoi Ministria ruse e Mbrojtjes. Zyrtarët ukrainas nuk e kanë konfirmuar një fakt të tillë por, Presidenti i Ukrainës, Volodymy Zelenskyy, ka bërë të ditur se forcat ushtarake janë përqendruar në 7 fshatra në rajonin verilindor të Kharkivit.

“Fokusi i forcave ukrainase sipas Zelenskit, është kryesisht në vijën e frontit -në zonat ku ekziston rreziku më i lartë i ofensivës ruse. Operacionet mbrojtëse vazhdojnë në rajonin e Kharkiv dhe në 7 fshatra përreth, theksoi Presidenti i Ukrainës në një video mesazh. Zelenskiy shtoi gjithashtu se situata në rajonin jugor të Donetskut mbetet “veçanërisht e tensionuar”.

Burime ushtarake ukrainase bëjnë me dije për Reuters se forcat ruse kanë avancuar një kilometër në territorin ukrainas dhe po përpiqen të “krijojnë një zonë tampon” në Kharkiv dhe rajonet afër Sumy për të parandaluar sulmet në territorin rus. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i cilësoi këto sulme si kolapsin e fundit të Ukrainës.

Sulmi ndërkufitar është një shembull tjetër i asaj që po shkon keq për ukrainasit këtë vit. Forcat e tyre janë të shtrira pak, me shumë më pak artileri se rusët, mbrojtje ajrore jashtëzakonisht të papërshtatshme dhe mbi të gjitha mungesë ushtarësh. Gjendja e tyre është përkeqësuar nga moti i thatë, duke i lejuar njësitë e mekanizuara ruse të lëvizin më lehtë.

Related Articles